Aurela Gaçe jep lajmin e shumëpritur nga fansat!

Showbiz

Aurela Gaçe ka ditur gjithmonë si ta bëjë për vete publikun me këngët e ndryshme që ka sjellë ndër vite dhe vlerat e saj të mëdha vokale. Këngëtarja publikon herë pas here momente të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe kësaj here ka preferuar të rikujtojë disa prej këngëve të cilat ajo i ka sjellë disa vite më parë. Bashkangjitur këtyre videove ajo ka zbuluar dhe një surprizë për të gjithë adhuruesit e saj, pasi ka pohuar se shumë shpejt do të sjellë një album të ri muzikor.

“Sa shumë e dua folkun, e kur shoh paskam vetëm 4 këngë të shkruara për mua, sepse të tjerat që kam bërë janë ‘cover-a’ ose kam bërë ndërthurje të rrymave të reja me ngacmime të flokut. Në fakt jam duke punuar në album të ri, por akoma jo folk, që do të thotë se kam shumë punë përpara. Këtu jam unë e do t’i jap të gjitha çfarë dua me kohë e në kohë, dashtë zoti gjithmonë”, ka shkruar Gaçe krahas postimit i cili ka marrë shumë pëlqime nga të gjithë fansat.Nuk dihet ende se kur Aurela do ta sjellë albumin e ri, por kjo pritet të bëhet e ditur në një të ardhme të afërt nga vetë këngëtarja.